20 Prill 2024

Organizatat e dala nga UÇK: Marti-antishqiptar i përbetuar

Prishtinë, 16 dhjetor - Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin indinjatën e thellë për raportin absurd, të trilluar e me deklarata raciste, nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti-antishqiptar i përbetuar.

Ky raport sipas organizatave te dala nga lufta e UÇK-së, është vazhdimësi e deklaratave antishqiptare të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte e cila poashtu me shpifje ordinere u mundua që ta paraqes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale.

Këto shpifje i ka kundërshtuar edhe ish zëdhënësja e saj si dhe zëdhënësja e tribunalit për krime lufte në ish Jugosllavi, me arsyetimin se hetuesit  nuk gjetën asnjë provë të bazuar për vërtetësinë e këtyre akuzave.

“Të gjitha këto shpifje, bëhen nga qarqe të caktuara e që kanë për qëllim ta barazojnë krimin e gjenocidin e ushtrisë jugosllave me luftën e lavdishme për liri të popullit e cila udhëhiqej nga UÇK-ja. E tërë kjo luftë e tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në bashkërendim me politikën Serbo-Ruse e cila po përdoret në dëm të Kosovës, procesit shtetndërtues dhe popullit shqiptar në përgjithësi.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)