29 Mars 2024

ORA konfirmon bashkimin me LDK-në

Prishtinë, 22 shkurt – Dje është mbajtur Kuvendi i punës i Partisë Reformiste ORA në të cilin u shqyrtuan mundësitë e vazhdimit të funksionimit si dhe bashkimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Zyrtarë të ORA-s thanë sot se ky është vendimi që kanë marrë organet drejtuese të kësaj partie. Kryetarja e ORA-s Teuta Sahatqia tha se komplet struktura e partisë do t’i bashkohet LDK-s.

Në Kuvend sipas znj. Sahatqia morën pjesë delegatët nga te gjitha  degët, anëtarët e Kryesisë Qendrore, të Këshillit të përgjithshëm, kryetarët e degëve, përfaqësuesit e rinisë.

\"Pas deklarimit të përfaqësuesëve të degëve dolën dy propozime: Vazhdimi i funksionimit në formën ekzistuese dhe bashkimi me LDK-në\", tha ajo.

Pasi që sipas saj shumica e degëve ishin të pëlqimit që të bëhet bashkimi me LDK-në, përpos Degës së Gjilanit dhe Gjakovës të cilat ishin për opcionin e parë, Dega e Gjilanit mori pjesë në votim ndërsa Dega e Gjakovës vendosën të tërhjekën nga Kuvendi i Punës duke mos e shprehur të drejtën e tyre në procesin e votimit.

\"Pas përfundimit të procesit të votimit dhe kumtimit të rezultatit nga Komisioni Zgjedhor me shumicë votash u morë pëlqimi i kuvendarëve për  bashkimin me LDK-në dhe u autorizua formimi i komisionit nga Kryesia Qendrore për bisedime me LDK-në. Kuvendi pasoi pas konsultimeve e analizave të gjata dhe të shumta nëpër strukturat e degëve, Këshill të përgjithshëm, Kryesi etj.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)