25 Prill 2024

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 4 dhjetor - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës, të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave.

Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tutje. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për normalitet dhe perspektivë të qartë. Tensionet e krijuara gjatë gjithë këtij mandati qeverisës e kanë pamundësuar debatin substancial në shoqërinë e Kosovës për arsim e shëndetësi më të mirë, për shërbime publike më efikase, për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Seanca e  jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje është kërkuar të mbahet sot, më 04.12.2018 në ora 16.00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)