24 Prill 2024

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 24 gusht - Pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas zyrtarëve opozitarë, Haradinaj nuk mund të jetë edhe më tutje kryeministër për shkak të ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë, shkruan “Epoka e re”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është detyrë qytetare dhe obligim politik të kërkohet dorëheqja e Haradinajt.

Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar që urgjentisht të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)