24 Prill 2024

OJQ-të kërkojnë anulimin e përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 15 maj - Shtatë organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar që të anulohet përzgjedhja e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, pasi dyshojnë se dy prej 11 kandidatëve, janë të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i Kuvendit të Kosovës është në proces të përzgjedhjes së kandidatëve për Komisioner në kuadër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Katër prej 11 aplikuesëve që ishin përzgjedhur për intervistë dhe test psikometrik janë: Jeton Arifi, Bujar Sadiku, Nexhat Jashari dhe Muharrem Mustafa.

Nga data 22 prill 2019 deri më 14 maj 2019 shtatë organizata të shoqërisë civile kanë analizuar CV-të e tyre, kemi hulumtuar për secilin kandidat dhe kemi monitoruar mbajtjen e intervistave në Kuvendin e Kosovës. Procesi është mbështetur nga projekti i rekrutimit të Ambasadës Britanike.
 
Lëvizja Fol, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Instituti Gap, GLPS, Çohu, Instituti D4D, KDI dhe Flutura Kusari kanë kundërshtuar emërimin e kandidatëve aktual për Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informim pasi sipas tyre kandidatëve iu mungon vizioni, strategjia dhe përgatitja e duhur për këtë pozitë.

Ata kanë kundërshtuar në veçanti kandidaturën e dy  punëtorëve aktualë të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për shkak të dyshimeve se janë të afërt me PDK-në.

"Për me tepër, kundërshtojmë në veçanti kandidaturën e punëtorëve aktualë të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bujar Sadiku dhe Jeton Arifi, për shkak të dyshimeve se janë të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, nën menaxhimin e tyre auditori ka gjetur shkelje të vazhdueshme në Agjencion dhe të dytë kanë ndikuar që në këtë agjencion të punësojnë familjarë të tyre", theksojn keto organizat.
 
Gjatë vlerësimit të intervistave, Bujar Sadiku dhe Jeton Arifi janë favorizuar hapur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Fadil Beka. Pa u sqaruar dyshimet e lartpërmendura, asnjëri nga këta dy kandidatë nuk duhet të bëhet Komisioner.
 
Paneli intervistues është përbërë nga Haxhi Shala (Nisma Social Demokratike), Fadil Beka (PDK), Xhelal Svecla (Lëvizja Vetvendosje) dhe Aida Dërguti (Partia Social Demokrate). Shumica prej tyre kanë treguar përkushtim të lartë gjatë intervistimit të kandidatëve. Mirëpo, ne shprehim indinjatën tonë të thellë që në panel nuk morën pjesë, përkundër që ishin të obliguar, deputetët Ismet Beqiri (Lidhja Demokratike e Kosovës) dhe Bahrim Šabani (G+).
 
Po ashtu, një pjesë të përgjegjësisë për numrin e vogël të kandidatëve për komisioner e mban administrata e Kuvendit të Kosovës e cila e ka reklamuar konkursin vetëm në mediat Epoka e Re, Bota Pres dhe RTK (kanali serb).
 
“Nën menaxhimin e tyre auditori ka gjetur shkelje të vazhdueshme në Agjencion dhe të dytë kanë ndikuar që në këtë agjencion të punësojnë familjarë të tyre”, thuhet në komunikatën e përbashkët të këyre organizatave.

Sipas tyre, gjatë vlerësimit të intervistave, këta dy kandidatë janë favorizuar hapur nga deputeti i PDK-së Fadil Beka, ndërsa kërkohet që asnjëri nga këta dy kandidatë të mos bëhet Komisioner.

Gjithashtu organizatat në fjalë, kanë thënë se një pjesë të përgjegjësisë për numrin e vogël të kandidatëve për komisioner e mban edhe administrata e Kuvendit të Kosovës, e cila e ka reklamuar konkursin vetëm në 3 mediume.

Shoqëria civile po kërkon nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së që të anulojë procesin dhe ta rishpallë konkursin, pasi sipas tyre, mund të rrezikohen fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)