23 Prill 2024

OEAK kërkon profesionalizëm në emërimet në pozita të larta publike

Prishtinë, 8 mars - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka deklaruar se beson se organizatat e pavarura publike duhet të jenë të mbrojtura nga ndikimi politik.

Në këtë aspekt, Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e udhëheqësisë së re të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në kundërshtim me rekomandimin i cili ka pasuar një proces transparent dhe meritokratik të rekrutimit.

Pavarësisht mbështetjes që ofrohet për procesin e rekrutimeve publike, Kosova vazhdon të ballafaqohet me emërime në pozita udhëheqëse publike, të individëve të cilët nuk e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale dhe nuk demonstrojnë sjellje në pajtim me ligjin dhe standardet më të larta etike.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me faktin se deputetët e Kuvendit mbështetën vendimin e tyre në nepotizëm në vend të profesionalizmit, kështu që u bënë thirrje atyre që të vlerësojnë meritokracinë në vend të lidhjeve politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)