24 Prill 2024

Obligimet evropiane të reformave ende s''janë përmbushur

Prishtinë, 4 dhjetor - Në takimin e Këshillit Ministror për Integrimin Evropian, ku mori pjesë si kryesues kryeministri Ramush Haradinaj, dhe bashkë kryesuese e këtij këshilli, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u diskutua rreth përshpejtimit të procesit lidhur me obligimet që dalin nga agjenda evropiane e reformave.

Ministrja Dhurata Hoxha, ka theksuar se ka progres në disa fusha por ende mbetet shumë për t’u bërë, ngase, procesi i integrimit evropian nuk është alternativë por rrugë për të cilën është përcaktuar vendi,  andaj ka ftuar ajo që “të kryhen detyrat tona në mënyrë që të shënojmë progres”.

“Ne kemi mbajtur takime në Komitetin punues dhe temat të cilat janë në agjendën e sotme, janë identifikuar si nevojë që të diskutohen në nivel të Këshillit Ministror”, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke kërkuar që të dihen sfidat lidhur me këto prioritete dhe çfarë veprimesh kërkohen në mënyrë që të vazhdohet tutje me zbatimin e tyre.

Ministrja ka kërkuar nga ministrat që të njihet Këshilli me sfidat rreth pikave të rendit të ditës, si planifikohen të adresohen ato si dhe çfarë veprimesh duhen ndërmarrë apo si mund të ndihmojë Qeveria dhe të gjithë ne për të tejkaluar ato sfida.

Ministrat e dikastereve që ishin të lidhur me çështjet e rendit të ditës, në diskutimet e tyre, i kontribuuan takimit duke dhënë përgjigje ndaj atyre sfidave dhe duke shprehur gatishmëri të përshpejtimit të agjendës evropiane të reformave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)