25 Prill 2024

OAK pritet në takim nga deputeti Bilall Sherifi

Prishtinë, 10 korrik - Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës takojnë Shefin e Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Në këtë takim u diskutuan problemet me të cilat po përballen bizneset dhe mënyrat se si bashkërisht të kontribuojnë në tejkalimin e tyre.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi theksoi se qëllimi kryesor i këtij takimi është shpalosja e problemeve të cilat po e pengojnë zhvillimin e vendit. Krasniqi theksoi disa nga sfidat të cilat OAK i ka evidentuar e ndër të cilat ishin: Ligji për Pushimin e Lehonisë ku bizneset paguajnë 2 paga për një vend pune, fusha e minierave dhe mineraleve dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet ky sektor sa i përket udhëzimeve administrative të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe që po e pengojnë zhvillimin e këtij sektori, dispozitat e ligjit të punës si dhe krijimi i ofertave për bizneset çoftë ato vendore apo investitor të huaj.

Më tutje Krasniqi theksoi se në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik duhet të rregullohen problemet ligjore dhe qeveria të ndërmarr hapa konkret drejt përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vend.

Deputeti Sherifi premtoi që do të ofroj përkrahje ndaj kërkesave të ngritura dhe do t'i adresoj këto çështje sa më shpejtë, duke mbështetur iniciativat të cilat ndikojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, zyrtarja Rreze Cana dhe pronari i biznesit anëtar Lavdim Gashi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)