19 Prill 2024

OAK: MPJ të mbrojë më shumë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj

Prishtinë, 4 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shpreh shqetësimet e saj për mos reagimet dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me zgjidhjen e çështjeve që janë në kompetencë të këtij digasteri.

"Jemi dëshmitarë të faktit se Kosova si shtet, për dallim nga vendet e rajonit trajtohet në mënyrë më diskriminuese, gjë e cila duhet të trajtohet nga Institucionet e vendit dhe të rritet presioni për zgjidhjen e problemeve që shfaqen si rezultat i kësaj", thekson OAK.

OAK tash e disa vite ka evidentuar shumë barriera me të cilat ballafaqohemi ne si Shtet e të cilat do të duhej të diskutohen me shtetet e tjera në mënyrë që të arrihet tejkalimi i tyre, disa nga të cilat kanë të bëjnë me:

· Pamundësia e ekzekutimit të pagesave, ku nga Kosova nuk pranohet pagesa edhe pse kemi master dhe visa card;

· Pamundësia e inkasimit të të hyrave nga Facebook, duke bërë që bizneset të hapin llogari jashtë vendit në mënyrë që të iu mundësohet bizneseve inkasimi nga marketingu;

· Problemet e bizneseve dhe qytetarëve me pagesat jashtë vendit;

· Mungesa e listimit të Kosovës në vendet e tjera, në momentet që bëhen blerjet dhe individet apo bizneset dëshirojnë që të pajisen me fatura, Kosova nuk figuron fare në listë, gjë që e pamudnësohen marrjen e faturës

· Mosnjohja e Kosovës nga Google

· Emri i qyteteve në Google Maps të figuronë vetëm në gjuhën shqipe (një pjesë është në gjuhën shqipe dhe një pjesë vetëm në gjuhën serbe);

· Gjithashtu nëse e përkthejmë në facebook një lajm apo tekst të caktuar nga gjuha shqipe ne ndonjë gjuhë tjetër, çdo vend ku figuron emri Kosovë apo Kosovo, ai përkthehet me automatizëm nga Kosova apo Kosovo në Serbi;

· Rëndësia e lobimit të stafit profesional në mënyrë që nëpërmjet ambasadave të aranzhohen takimet- duke rritur kështu sigurinë reciproke;

· Nevoja që në Ambasada të kemi atasheh ekonomik. Republika e Kosovës në asnjë Ambasadë nuk ka atasheh ekonomik ndërkohë që ankohemi se nuk kemi investime të huaja;

OAK kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme që të bëjë reagimin dhe rregullimin e këtyre pengesave, në mënyrë që barriera të tilla të eleminohen. Rritja e komunikimit me shtetet e tjera, adresimi sa më i shpejtë dhe lobimi për tejkalimin e këtyre barrierave është më se i nevojshëm, sidomos në këtë kohë pandemie.

P.S. Kjo letër publike bëhët pas disa kërkesave që OAK i ka berë për takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)