19 Prill 2024

OAK: Kosova nuk po sillet si shtet i qytetarëve por i pushtetarëve

Prishtinë, 6 tetor - Oda e Afarizimit të Kosovës ka thirrur sot një konferencë për media për të diskutuar lidhur me pandeminë dhe vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë. Përmes kësaj konference OAK shpalosi problemet me të cilat është duke u ballafaquar sektori privat në përgjithësi dhe në veÒ«anti, bizneset.

Pikat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë kësaj konference ishin moskalimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike, vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë, mungesa e përkrahjes nga ana e shtetit si dhe plotësimin-ndryshimi i disa prej ligjeve më esenciale si: Ligji i Punës dhe pushimi i lehonisë, Ligji për tregti të brendshme, Ligji për Bujqësi, Ligji i Minierave dhe Mineraleve, Ligji mbi Tvsh-në, Ligji për investime strategjike, ndryshimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Krijimi i Gjykatës Komerciale dhe krijimi i ofertave për biznesin.

Poashtu, gjatë kësaj konference shtypi u përmend fakti që këto kërkesa OAK i ka adresuar disa here edhe në Qeveri e edhe tek deputetët Ò«oftë përmes e-mailit, postës zyrtare dhe dorëzimit fizik të propozimeve para Kuvendit të Republikës së Kosovës mirëpo, që të njëjtat nuk janë marrë parasysh.

E faktin që ekonomia e vendit është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, e përmendi edhe anëtari i Bordit të OAK-së Hasan Gigollaj. “Bazuar nga të dhënat në terren del se numri i punëtorëve të cilët janë larguar nga puna sillet rreth 30 mijë. E nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk kemi përkrahjen e shtetit numri mund të arrijë shifren deri në 50 mijë, 60 mijë, apo 70 mijë qytetarë të papunë”, ka thënë Gigollaj.

Se gjendja në vend sa shkon duke u përkeqësuar e tregon edhe Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes. “Sipas këtij raporti Banka Botërore rënditë Kosovën në pozitën e 57, përkatësisht 13 pozitë më poshtë në krahasim me vitin e kaluar ku radhitej në vendin e 44, nga gjithësej 190 shtete sa janë të përfshira në këtë raport” shtoi tutje, zëdhënësia për media Fjolla Smaili.

E nga ana tjetër, zyrtarja ligjore Diellza Zeqiri theksoi faktin se shteti është duke shkelur nenin 49 të Kushtetutës e cila garanton të drejtën e punës dhe ushtrimin e profesionit. Duke qenë të vetëdijshëm për faktin se në raste të caktuara kushtetuta parasheh edhe kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në kapitullin e dytë të kushtetutës, ka thënë Zeqiri.

Bazuar në këtë OAK, konsideron se qytetarët e Kosovës, përkatësisht punëtorëve të sektorit privat po i’u shkelet e drejta për trajtim të barabartë. E drejtë kjo e grantuar me kushtetutë, ku qytetarët e punësuar në sektorin privat nuk po ndihmohen financiarisht si dhe bizneset nuk po përkrahen nga ana e shtetit për të tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë globale përderisa, sektori publik vazhdon të jetë i priviligjuar duke mos i ndjerë aspak efektet e pandemisë.

Me këto veprime OAK, konsideron se shteti nuk po sillet si shtet i qytetarëve por si shtet I pushtetarëve.

Në këtë konferencë OAK, u përfaqësua nga Hasan Gigollaj, anëtar i Bordit, Diellza Zeqiri zyrtare ligjore dhe Fjolla Smaili zyrtare për marrëdhënie me publikun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)