15 Gusht 2020

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari, pritet formalizimi

Doha, 7 shtator - Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Katar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit nga Princi i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Kryeministri Thaçi e falënderoi Princin Al Thani për ndihmën që Katari i ka dhënë shtetit dhe popullit të  Kosovës në vazhdimësi dhe vecanërisht për mbështetjne gjatë procesit të anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Kryeministri Thaçi e njoftoi Princin Al Thani për arritjet e shtetit të Kosovës dhe për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për zhvillimin e vendit.

Princi Al Thani e falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën ne Katar dhe i konfirmoi atij se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari më tutje nuk është çështje e hapur, është një punë e përmbyllur dhe se pritet vetëm formalizimi i vendimit .

“Ne e njohim dhe e respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës. Ftesa jonë për ju dhe takimi ynë i sontëm është shprehje e vullnetit tonë për të njohur Kosovën dhe shënon fillimin e një kapitulli të veçantë në marrëdhëniet e dy popujve tanë miq”, u shpreh Princi Al Thani.

Kryeministri Thaçi dhe Princi Al Thani u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike.

Kryeministri Thaçi e njoftoi Princin Al Thani për projektet e mëdha në fushën e zhvillimit ekonomik dhe i ftoi investitorët potencialë nga Katari që të jenë prezent në Kosovë.

Princi Al Thani i premtoi Kryeministrit Thaçi se së shpejti do të dërgojë një ekip zyrtar në Kosovë për të shqyrtuar mundësitë më të mira për investime në Kosovë.

Kryeministri i Katarit, i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani shtroi një darkë pune për nder të Kryeministrit Thaçi. Gjatë takimit, u rikonfirmua qëndrimi i Katarit në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për thellimin e marrëdhënieve bilateral ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Thaçi e ftoi për një vizitë zyrtare në Kosovë Emirin Al Thani dhe Kryeministrin Hamad Bin Jassam Al Thani.

Gjatë ditës, kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime edhe me ambasadorin e  Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Turqisë, në Katar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.