16 Prill 2024

Një pjesë e administratës shtetërore do te zhvendoset në periferi të qytetit

Prishtinë, 9 janar - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët mes Komunës dhe Qeverisë.

Në takime të tilla, ku po marrin pjesë edhe drejtorët e ministrat, po shtjellohen probleme konkrete të qytetarëve të cilat mund të zgjidhen bashkërisht.

U bisedua për tema si Ligji për Prishtinën; bartja e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës; Unaza e Qytetit; kogjenerimin e Termokosit; e të ngjashme.

Po ashtu, përfaqësuesit e Komunës dhe Qeverisë dakorduan për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës.

Theks të veçantë në këtë takim kishte angazhimi për ngritjen e cilësisë në arsim, duke e lehtësuar punën edhe përmes udhëzimeve të reja administrative. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)