23 Prill 2024

Nisma shënoi katër vjetorin e themelimit

Prishtinë, 27 shkurt - Nisma Socialdemokrate ka shënuar katër vjetorin e themelimit. Me këtë rast këtij subjekti nga sot i janë bashkuar një numër i madh personalitetesh nga jeta e ndryshme publike.

Në mesin e tyre është edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jeton Svirca, prezantuesi i njohur i lajmeve, Resul Sinani dhe shumë intelektualë e profesorë universitarë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se katër vjetori i Nismës nuk mund të shënohet më mirë se sa me aderimet e reja. Limaj u ka premtuar hapësire atyre duke shtuar se nga sot Nisma është edhe shtëpia e tyre.

Më tutje, Limaj ka thënë se formimi i partisë Nisma Socialdemokrate katër vite me parë po del të ketë qenë vendim i drejtë. Kosovës, kryetari Limaj thotë se i është dashur një alternativë siç është Nisma Socialdemokrate.

“Nuk ka subjekt politikë në këtë pjesë të Evropës që në këto katër vite  të ketë sukses kaq të madh. Nisma Socialdemokrate është në mbi gjysmën e komunave pjesë e qeverisjeve komunale dhe kjo tregon që fryma Socialdemokrate është futur në çdo fshat dhe qytet të Kosovës. Për katër vite sot janë mbi 250 zyrtarë të nivelit lokal e qendror që kanë marrë përgjegjësi për të drejtuar nivelin lokal dhe qendror. Jemi parti e cila e ka grupin e saj parlamentar në Kuvend të Kosovës dhe jemi pjesë e qeverisë në nivel qendror”, ka thënë Limaj para simpatizantëve të Nismës.

Limaj ka thënë se plani i Nismës është që brenda tri viteve çdo qytetarë të ndihet krenar me vendin duke shtuar se me fitoren e Nismës fiton Kosova.

Pas demarkacionit, Limaj thotë se Nisma do të angazhohet fort për c'kapjen e shtetit.

E, nga ana e tij, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, Jakup Krasniqi uroj Kryetarin, strukturat dhe anëtarët e NISMËS Socialdemokrate për sukseset e arritura si dhe uroj suksese për përvjetorët e punët në vazhdim!

Në fjalën e tij Kryetari i KK të NISMA’s tha se para katër viteve, kur vendosën ta formonim NISMËN ishin të bindur se Kosovës i duhej një parti qytetare siç është Nisma.

“Pas katër viteve jemi të bindur se Kosovës i duhet një parti e fuqishme socialdemokrate. Politikat që i kemi nisur t’i zbatojmë në` Qeverinë e koalicionit të Kosovës, në ministritë e drejtuara nga NISMA, janë politika sociale dhe politika që nxisin prodhimin vendor dhe arsim cilësor, shkencor e profesional. Kjo është frymë e re në praktikën qeverisëse. Ndërsa, në politikën e Kosovës kemi sjell kulturë e frymë të re komunikimi nder partiak. Në këto politika duhet t’i inkurajojmë ministrat tanë dhe Zëvendëskryeministrin. Pa e harruar edhe angazhimin e Kryetarit te GP dhe deputetët e tjerë të grupit”, theksoi kryetari Krasniqi në manifestimin e katërvjetorit të themelimit të NISMA’s.

Fjalë rasti mbajtën edhe të aderuarit, Resul Sinani, Jeton Svirca dhe Ilir Rexhepi të cilët thanë se kanë zgjedhur t’i bashkohen Nismës për shkak se duan të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit.

Më poshtë është lista plotë e personaliteteve të cilët nga sot i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate:

Jeton Sfirca, Ilir Rexhepi, Resul Sinani, Gani Pllana, Gani Gjini, Avdullah Klinaku, Rifat Morina, Rrezarta Gashi, Isuf Ahmeti, Sazan Kryeziu, Besnike Rashiti- Xhemajli, Mevlide Jahiri, Xhevdet Krasniqi, Imret Shabani, Blerina Hoxha, Hasan Biraj, Fexhirije Salihu, Albulena Kryeziu, Bajram Sherifi, Driton Zeqiri, Sevdai Robelli, Kushtrim Çekaj, Alfred Krasniqi, Shkumbin Qehaja, Bekim Thaçi, Fitim Halimi, Besnik Shabani, Nexhat Rama, Fjorda Rudi, Hilmi Halili, Dashnim Bajrami, Mehdi Salihu, Xhavit Bungu, Ardian Selishta, Musa Beqiri, Faruk Hoti, Ilir Meha, Pajtim Rama, Bukurije Mehmeti, Donjeta Leci, Arta Abdyli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)