18 Prill 2024

Nis takimi i presidentëve të rajonit

Prevallë, 26 qershor - Në zonën turistike tëPrevallës, në afersi të Prizrenit do të mbahet sot takimi i presidentëve të rajonit. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgi Ivanov kanë mbërritur dje pasdite në Prevallë, ku sot dhe nesër do të zhvillohet takim i liderëve të rajonit. Ndërsa Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi do të arrijë sot në mëngjes.

Vujanoviq dhe Ivanov janë pritur në takime të veçanta nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cili u ka dëshiruar atyre mirëseardhje.

Kreu shqiptar i shtetit, Bamir Topi do të arrijë në zonën turistike të Prevallës sot në mëngjes, kur edhe do të nisin takimet e presidentëve të rajonit, të cilit fillimisht do të kenë një takim të përbashkët, e më pas takime individuale mes tyre.

Gjatë paradites, presidentët do të zhvillojnë takime bilaterale secili me secilin. Siç bëhet e ditur nga Zyra e Informacionit e Presidentit Sejdiu, nga Prevalla, presidentët do të shkojnë për drekë në qytetin e Prizrenit, për tu kthyer më vonë për një takim të përbashkët në Prevallë, pas së cilit, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq, do të largohet nga Kosova pas kësaj konference ndërsa ai i Shqipërisë, Topi dhe i Maqedonisë, Ivanov, do të largohen të dielën. Policia në Prizren ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në mënyrë që samiti të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme për sa i takon sigurisë, thotë drejtori Rajonal i Policisë, major Nexhmi Krasniqi.

”Këtu janë të angazhuar bukur një numër i madh i forcave të policisë duke filluar nga forcat speciale njësia e FIT-it, pastaj njësia e trafikut në nivel qendror dhe rajonal dhe stacioni policor në mbështetje të njësive tjera të stacioneve policore të rajonit të Prizrenit”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Beogradi zyrtar e cilesoi si të dështuar takimin e presidenteve të rajonit të thirrur në Prizren nga kreu i shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Oliver Ivanovic, deklaroi së ky takim nuk mund të funksionojë, pa praninë e Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)