18 Prill 2024

Nis Java Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër

Prishtinë, 25 shtator - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e  Shurdhër  në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend.

Si rrjedhojë në këtë konferencë do të diskutohet mbi progresin në këtë proces si dhe sfidat e tjera  që kanë personat e shurdhër dhe në përgjithësi personat me aftësi të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre.
 
Për më tepër kjo ditë promovon synimin dhe angazhimin e Qeverisë që Personat me Aftësi të Kufizuara dhe veçanërisht në këtë rast Personat e Shurdhër të trajtohen me dinjitet dhe të mos mbesin të margjinalizuar por të jenë pjesë e barabartë dhe  aktive e  shoqërisë tonë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)