24 Prill 2024

Nga incidentet e identifikuara, prijnë incidentet politike

Prishtinë, 7 nëntor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka lansuar raportin me titull “ Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë – Shkurt 2008 – Qershor 2017” të autorit.

Drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja tha se edhe pse Kosova i ekspozohet ekstremizmit të dhunshëm, ka më shumë incidente të karakterit politik sesa fetar.

Sipas tij, çështja e ekstremizmit të dhunshëm është shumë komplekse për faktin se aspekti ideologjik dhe shtrirja e praktikumit të fesë vazhdon të jetë sfidë.

 “Pavarësisht se ne në Kosovë viteve të fundit i jemi ekspozuar ekstremizmit të dhunshëm, i cili kryesisht i është referuar formacioneve ISIS dhe të ngjashme, në aspektin e përdorimit të forcës dhe incidenteve që ne i kemi identifikuar, më shumë ka rastisur që të kemi incidente të karakterit politik sesa religjioz. Kjo nuk do të thotë që Kosova nuk është e ekspozuar nga rreziqet që vijnë nga grupet ekstremiste që veprojnë në shtetet tjera në Evropën Perëndimore”, u shpreh ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Williams, ka thënë se Kosova duhet të punojë në parandalimin e terrorizmit dhe integrimin në shoqëri të luftëtarëve të kthyer nga Siria dhe Iraku.

Ajo ka potencuar se të gjeturat e raportit tregojnë se Kosova nuk është shumë e kërcënuar nga terrorizmi.

 “Të gjeturat e raportit tregojnë se në të vërtetë ekziston një përqindje e ulët e kërcënimit terrorist në Kosovë dhe rrezik të ulët i cili vjen nga të kthyerit, që kthehen nga aktet terroriste. Në mënyrë reale, raporti thekson se nuk mund të parashikojë se si situata do të zhvillohet në të ardhmen. Kjo do të thotë se duhet të jemi me vëmendje të plotë dhe për të përfunduar."

"Nuk mundemi të rrimë të rehatshëm, duhet të jemi me vëmendje, duhet të jemi të kujdesshëm dhe më konkretisht të punojmë në adresimin e çështjeve si në vijim. Pikë së pari, si të vazhdohet puna në vetëzbatimin e kornizës legjislative, vetë pasja e kornizës legjislative është një gjë në vete, mirëpo zbatimi i të njëjtës mbetet një çështje krejtësisht tjetër. Së dyti, duhet të vazhdojmë angazhimet në parandalimin dhe e treta duhet të vazhdojmë të punojmë në riintegrimin e luftëtarëve të kthyer të huaj terrorist në shoqëri”, tha Williams.

Ndërsa hulumtuesi në QKSS, Skender Perteshi ka bërë prezantimin e të gjeturave, ku tha se  97 për qind e kërcënimeve politike prej numrit total të tyre janë ekzekutuar në Kosovë, ose janë kthyer në vend, përderisa theksoi se Kosova gjendet e 11-ta, qoftë në listën e rajonit apo vendeve të ndryshme në botë që janë të kërcënuara prej terrorizmit.

Të gjeturat e raportit konstatojnë se nga 73 incidentet  e identifikuara, afërsisht 62 përqind, ose 45 prej tyre kanë qenë politike, 36 përqind prej tyre, ose 26 incidente gjithsej kanë qenë fetare, ndërsa dy kërcënime të tjera mbeten të panjohura për sa i përket motivit dhe qëllimit të tyre.

Të gjeturat e raportit konstatojnë se nga 73 incidentet  e identifikuara, afërsisht 62 përqind, ose 45 prej tyre kanë qenë politike, 36 përqind prej tyre, ose 26 incidente gjithsej kanë qenë fetare, ndërsa dy kërcënime të tjera mbeten të panjohura për sa i përket motivit dhe qëllimit të tyre.

Sa i përket fushëveprimit, incidentet e kërcënimit politike dhe fetare  lidhur me Kosovën mbeten kryesisht vendore, ndonëse disa prej tyre gjithashtu përfshijnë një dimension ndërkombëtar.

Nga 73 raste të incidenteve totale të kërcënimeve, 55 prej tyre, ose 75 përqind e totalit kanë pasur shtrirje të brendshme, ndërsa 18 sosh, ose 25 për qind, kanë pasur dimension ndërkombëtar.

Incidentet politike të kërcënimit paraqesin shumicën e kërcënimeve në Kosovë në dekadën e fundit. 93 përqind e kërcënimeve politike kanë qenë të brendshme. 58 përqind e incidenteve të lidhura me kërcënimet fetare në Kosovë janë të fushëveprimit ndërkombëtar, ndërsa 42 përqind e tyre të brendshme. 

Shumica e incidenteve të kërcënimeve fetare të fushës ndërkombëtare në vendet perëndimore kanë përfshirë individë që lidhen me Kosovën, megjithatë nuk kanë lidhje të forta me vendin për shkak se ose kanë lindur dhe vepruar jashtë vendit, ose përfaqësojnë brezin e ri të migrantëve që kanë lënë Kosovën në moshë të re me prindërit e tyre gjatë konflikteve të viteve 1990 në Ballkan.

Nga kërcënimet e regjistruara, 52 prej tyre nuk rezultuan me viktima, ndërsa vetëm 12 incidente të kërcënimit rezultuan me vdekje përderisa 8 prej tyre rezultuan me lëndime.

Shumica e incidenteve të kërcënimit në kryera në Kosovë, përkatësisht 67 përqind prej tyre që shkaktuan vdekjen mbesin politike, ndërsa 33 për qind e kërcënimeve që rezultuan me vdekje ishin të karakterit fetar.

Në anën tjetër, nga pjesa e 69 për qind të incidenteve të kërcënimeve fetare që mbetën të paekzekutuara, 4 për qind e këtyre kërcënimeve dështuan të ekzekutoheshin, 50 për qind e tyre u parandaluan nga autoritetet, ndërsa 15 për qind mbetën në nivelin e një paralajmërimi ose dekreti të lëshuar nga grupe ose individë të njohur a të panjohur.

Prandaj, duket se organet e sigurisë në Kosovë ishin shumë më të shpejta në parandalimin e kërcënimeve fetare, ndërkohë që dështuan ta bënin këtë në lidhje me incidentet e kërcënimit politike.

Kur të shqyrtohet statusi i (mos)ekzekutimit të incidenteve të kërcënimit sipas fush- veprimit të tyre (vendor/ ndërkombëtar), është e qartë se shkalla e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimit politik në vend është shumë më e lartë se norma totale e ekzekutimit e diskutuar më lart. 

Shkalla e incidenteve të kërcënimeve fetare në vend mbetet shumë më e ulët se norma totale e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimeve fetare.

Shkalla e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimeve politike në fushëveprimin e brendshëm ka qenë 81 për qind, ndërsa shkalla e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimeve fetare në vend ka mbetur në vetëm 18 për qind.

Kjo prirje përmbyset kur shqyrtohen këto lloje të incidenteve të kërcënimit në fushëveprimin e tyre ndërkombëtar.

Shkalla e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimeve politike në fushëveprimin ndërkombëtar, ka mbetur vetëm në 33 për qind, ndërsa ato të incidenteve të kërcënimeve fetare në fushëveprimin ndërkombëtar kanë mbetur në 40 për qind, që është shumë më e lartë se shkalla totale e ekzekutimit të incidenteve të të gjitha kërcënimeve fetare, ose ato të ekzekutuara në vend.

Po ashtu, është interesante të statusi dhe fushë-veprimi e detajuar të llojeve të kërcënimeve në Kosovë, se shkalla e ekzekutimit të incidenteve të kërcënimeve fetare në fushën ndërkombëtare është shumë më e lartë se norma e ekzekutimit të tyre në fushëveprimin vendor.

Shtatëdhjetë e pesë për qind e incidenteve të kërcënimeve fetare të ekzekutuara janë ndërkombëtare në fushëveprimin e tyre, ndërsa 25 për qind janë vendore.

Ndërsa në të njëjtën kohë, të gjitha incidentet e kërcënimeve politike të kryera përveç njërit nga ta, ose 97 për qind, kanë mbetur të fushëveprimit të brendshëm.

Ekzekutimi i kërcënimit politik nga fushëveprimi ndërkombëtar, është rebelimi i majit të vitit 2015, të një grupi kosovar në Kumanovë, Maqedoni. 

Gjatë dekadës së kaluar, shumica e incidenteve të kërcënimeve politike  të kryera në Kosovë  kanë rezultuar me vdekje kanë të bëjnë me pjesën veriore të Kosovës Incidentet e kërcënimeve fetare të fushëveprimit vendor, nuk kanë rezultuar me vdekje apo lëndim.

Të gjitha, ose totali prej 4 incidenteve të kërcënimeve fetare që rezultuan me vdekje, ishin të fushëveprimit ndërkombëtar.

Databaza e QKSS-së tregon se afërsisht 40 për qind e incidenteve të kërcënimit politik kishin institucionet e shtetit të Kosovës si cak të tyre, rreth një e katërta e tyre kishin qytetarët privatë si si cak, 20 për qind kishin organizatat ndërkombëtare në Kosovë (dmth. KFOR dhe EULEX) si caqe të tyre, ndërsa 10 për qind e incidenteve të kërcënimeve politike kishin zonat e banimit si cak të tyre.

Shumica e tyre lidhen me incidentet që ndodhën në pjesën veriore të Kosovës dhe disa të tjerë në kryeqytet. Në lidhje me caqet e incidenteve të kërcënimeve fetare, një numër i mirë i tyre, ose rreth 40 për qind, mbeten të panjohur.

Afër 20 përqind e incidenteve të kërcënimeve fetare kishin si cak të tyre qytetarët privatë, që është 5 për qind më e ultë se incidentet e kërcënimeve politike, ndërsa 15 për qind e tyre kishin si cak një shtet të huaj.

Të dhënat tona tregojnë se shumë pak luftëtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në ndonjë nga kërcënimet e regjistruara, ndërkohë që asnjë prej këtyre kërcënimeve në të cilat ata ishin përfshirë, nuk ishte ekzekutuar.

Nga gjithsej 117 luftëtarë të huaj të kthyer, vetëm 5 prej tyre janë përfshirë në kërcënime të mundshme, ndërsa shumica dërrmuese, ose 96 përqind e luftëtarëve të kthyer nuk figurojnë si pjesëmarrës në asnjë nga kërcënimet e regjistruara nga QKSS.

Një interpretim i kuptueshëm i përfshirjes së tyre të ultë në kërcënime, mund të jetë fakti që autoritetet e sigurisë të Kosovës kanë vepruar me shpejtësi në arrestimin e shumicës dërrmuese të të kthyerve, kur fillimisht kanë filluar të ndalojnë disa dhjetra të dyshuar, që nga vera e vitit 2014 dhe si rezultat i kanë mbajtur ata në vëzhgim.

Interpretimi tjetër i arsyeshëm mund të jetë fakti se shumë nga të kthyerit, veçanërisht shumë nga ata që udhëtuan dhe u kthyen nga Siria para vitit 2014, thjesht nuk mund të paraqesin kërcënime tradicionale terroriste, ashtu si të tjerët që udhëtuan atje pasi Daesh u krijua, në mesin e vitit 2014.

Kjo ndodh për arsye se, siç tregoi QKSS në raportin e vet të prillit të vitit 2015, shumë nga këta “udhëtarë” dhe të kthyer në fillim kanë shprehur keqardhjen për faktin se kanë shkuar atje dhe janë kthyer të zhgënjyer nga realiteti atje.

Përveç numrit të luftëtarit të huaj të kthyer, ne gjithashtu kemi parë numrin e kërcënimeve në të cilat janë përfshirë dhe nga 71 raste të kërcënimeve, luftëtarët e kthyer të huaj kanë qenë të përfshirë në vetëm 3 prej tyre, ose gjithsejt në rreth 4 për qind e tyre.

Sikur u tregua edhe më parë në këtë tekst, asnjë nga këto kërcënime nuk u ekzekutua, sepse që të tri ato, ishin parandaluar




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)