19 Mars 2024

Nga 903 premtime komunat kanë përmbushur vetëm 304 premtime

Prishtinë, 23 shkurt - Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. 

Platforma është rifreskuar me informata që përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin dhjetor 2019, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 195 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre.

Fushat ku ka përparim në përmbushjen e premtimeve janë infrastruktura, shërbimet publike,  bujqësia dhe politikat sociale.

Kështu, nga të gjitha premtimet e dhëna, në fushën e infrastrukturës janë dhënë 339 premtime ku deri në gjysmën e mandatit në këtë fushë janë përmbushur 129 premtime, në fushën e shërbimeve publike janë dhënë 104 premtime ndërsa janë përmbushur 45 premtime, në fushën e bujqësisë në tërësi janë dhënë 46 premtime prej të cilave 27 janë përmbushur ndërsa në fushën e politikave sociale janë dhënë 31 premtime dhe janë përmbushur gjithsej 22 prej tyre.

Fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë arsimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia dhe kultura.

Në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime kurse janë përmbushur vetëm 22, në fushën e ekonomisë kemi evidentuar 71 premtime ndërsa rezultojnë të përmbushura vetëm 13, në fushën e shëndetësisë janë dhënë 64 premtime ndërsa janë përmbushur vetëm 12 kurse për kulturë janë dhënë 54 premtime ku janë përmbushur vetëm 9.

Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore.

Komunat si Skënderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)