28 Mars 2024

Nga 1816 premtime, Komunat kanë përmbushur vetëm 167 apo 9 përqind

Prishtinë, 11 shtator - Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2021.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të mandatit katër vjeçar apo periudhës janar – qershor 2022, nga gjithsej 1.816 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, 167 premtime apo 9% janë përmbushur, 113 premtime apo 6% janë gjysëm të përmbushura, 392 premtime apo 22% kanë filluar dhe 1.144 premtime apo 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri.  

Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e shërbimeve publike, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe atë të sportit; ndërsa, numri më i vogël është në fushën e infrastrukturës, ekonomisë dhe urbanizmit.

Për dallim nga përditësimet e bëra në periudhën e njejtë të mandateve të kaluara, në këtë mandat është shënuar rënie e trendit në përmbushjen e premtimeve në fushën e infrastrukturës, ndërsa trend i përmirësuar vërehet në fushën e bujqësisë dhe atë kulturës.

Premtimet me shkallë të larta të realizimit janë premtimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, objekteve dhe hapësirave publike, në subvencionim në fushën e bujqësisë dhe të arsimit, në heqjen ose ndryshimin e disa barrierave administrative, në publikimin e dokumenteve buxhetore dhe të prokurimit publik, në organizimin e panaireve dhe manifestimeve, në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe vendimeve të premtuara si dhe në rritjen e përkrahjes për klubet sportive.

Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve në 27 komuna nga 38 komuna, ngase disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë aktive zgjedhore.

Komunat si Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)