25 Prill 2024

Nënshkruhet Marrëveshje për Transferimin e Personave të Dënuar me Italinë

Prishtinë, 10 prill - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Italisë,  Alfonso Bonafede, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve bilaterale, do të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar.

Kjo është marrëveshja e tretë që dy vendet nënshkruajnë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Nga viti 2016, janë në fuqi edhe Marrëveshja për Ekstradim dhe Marrëveshja për Bashkëpunim të Ndërsjellë Juridik në Çështje Penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)