28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja mes PDK-së dhe AKR-së

Prishtinë, 19 shkurt - Lideri i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hashim Thaci dhe lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli sot kanë nënshkruar marrëveshja e koalicionit për krijimin e qeverisë së re.
 
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se koalicioni është në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe se do të bashkëpunojë me Pacollin si president për të çuar përpara axhendën evropiane të Kosovës.

“Ky është koalicion për Kosovën e re, dhe është me legalitet të plotë. Kemi mbështetje të gjerë, dhe siguron fillimin e shpejtë dhe të mbarë të punës. Gjithçka do të mbyllet të hënën”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli tha se koalicioni i nënshkruar sot i detyron që të punojnë për interesat e qytetarëve të Kosovës. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Pacolli u zotua se do të ofrojë një bashkëpunim të sinqertë duke anashkaluar çdo interes personal, partiak dhe grupor.

Pacolli tha se kanë një program shumë të pasur, që të krijojnë një perspektivë të qartë të programit të tyre. Ai tha se pret që të marrë shumicën e votave për President të Kosovës në Parlament. Pacolli tha se menjëherë do të fillojë lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Koalicioni i PDK-së me AKR-në dhe pakicat, sipas pritjeve të zyrtarëve të PDK-së, do të ketë rreth 65 vota në Kuvend.

Sipas procedurave, votimi për presidentin e Kosovës është i mbyllur. Në dy rrathët e parë kërkohen dy të tretat apo 80 vota të deputetëve, përderisa në rrethin e tretë të votimit mjaftojnë 61 vota, apo shumica e deputetëve të Kuvendit që të zgjidhet presidenti i ri.

Kurse, për zgjedhjen e Qeverisë mjaftojnë 61 vota të deputetëve.

Sidoqoftë, mbështetja me më shumë se 61 vota në Kuvend shihet si e domosdoshme për një qeveri, në mënyrë që ajo të garantojë stabilitet dhe funksionalitet gjatë mandatit të ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)