17 Janar 2021

Nënshkruhet deklarata kundër ngacmimit seksual në administratën publike

Prishtinë, 25 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ai ka theksuar se, Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.

‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit  të një ambienti të punës të sigurt,  të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Hoti.

Kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia në mes të gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike.

Kryeministri Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë  këtë politikë si dhe të ndërmarrin  hapa konkretë për zbatimin e saj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)