25 Prill 2024

Në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme

Prishtinë, 24 prill - Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të jenë problemet kryesore në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se qeverisja aktuale ka shumë probleme dhe nuk po merret me shqetësimet e qytetarëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se është në interes të vendit që të ketë zgjedhje të reja.

Ai ka pohuar se në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka folur edhe për zgjedhjet lokale në veri, me ç’rast ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në këtëproces tregon se dorëheqjet kanë qenë të ngutshme.

Sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë, Ferati ka thënë se ky proces është sfidues, prandaj kërkonkonsensus politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)