18 Prill 2024

Në Podujevë votuan 40.51% e votuesve, në Mitrovicë të Veriut 39.14 %


Prishtinë, 29 nëntor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë procesi i sotëm i zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore ka kaluar pa probleme.

Në një konferencë për media ajo tha se janë raportuar një numër i vogël i parregullsive që nuk e cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Në Komunën e Podujevës gjatë ditës së sotme kanë votuar 40.51% e votuesve, në zgjedhjet e vitit 2017 në ketë komunë kanë votuar 47.7%, ndërsa në Mitrovicën Veriore 39 % , derisa në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 37% e votuesve.

Daka ka falënderuar qytetarët që në kushte të jashtëzakonshme me pandeminë Covid-19 kanë dalë të votojnë sot në këto dy komuna.

Në garë për të parin e Podujevës janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)