20 Prill 2024

Në Gjilan bëhet pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve

Gjilan, 2 maj - Është bërë sot pranim dorëzimi i detyrave të drejtorëve në kabinetin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, pas emërimeve të larta që ky i fundit i bëri publike të hënën.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka falënderuar ish-drejtorët për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar gjatë mandatit të kaluar, ndërkaq të zgjedhurve u ka uruar suksese në realizimin e objektivave të programit qeverisës “Gjilani 2021 plus”.

Mbledhja e parë e bordit të drejtorëve do të mbahet të enjten, për t’i paraqitur objektivat për tre mujorin e parë të punës, e cila është e hapur për publikun. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)