25 Prill 2024

Në ditën e Evropës, Serbia tregon fytyrën e vërtetë anti-evropiane

Prishtinë, 9 maj - Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës se Kosovës, znj. Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot, edhe zyrtarisht është njoftuar përmes një shkrese me gjuhë aspak diplomatike dhe zyrtare, për vendimin e Kuvendit të Serbisë, për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Intergrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak.

Shteti i Serbisë, përmes këtij vendimi sipas znj. Osmani tregoi se sa shumë ndikohet nga shovinistët dhe kriminelët e luftës si Vojislav Sheshelj. Ishin pikërisht provokimet e këtij të fundit, të cilat sollën destabilizim të raporteve edhe me shtetin e Kroacisë javët e fundit.

"Edhe pse ka hapur shumicën e kapitujve për anëtarësim në BE, Serbia tregon se mbetet një shtet me vlera antievropiane dhe se gjithë të arriturat e saj drejt rrugës integruese i ka fituar përmes temave të Kosovës, dhe jo për shkak të meritave dhe përmbushjes së standardeve. Veprime të tilla të Serbisë nuk i kontribuojnë paqes e as normalizimit të raporteve, e aq më pak rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor", ka thënë Osmani.

Megjithatë, në krejt këtë situatë sipas saj është për t’u përshendetur vullneti i mirë i Kryetarit të Komisionit z.Canak.

Osmani konsideron se për të qenë të denjë për ta kremtuar 9 majin, Ditën e Evropës, politikanët në Serbi duhet ta ndjekin shembullin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)