09 Korrik 2020

Ndahen certifikata juristët të cilët dhanë provimin e Jurisprudencës

Prishtinë, 28 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për juristët të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës.

Në këtë ceremoni, Presidenti Sejdiu tha se drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet të jenë model i mirë i promovimit të tërësisë së funksionimit të shtetit, dhe paralelisht i marrjes praktike me problemet dhe hallet e qytetarëve.

“Kosova ka sfida të mëdha për zhvillimin e vendit, realizimin e pritjeve të qytetarëve, përmbushjen e kritereve të rëndësishme veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë, në të cilat kemi edhe prezencën ndërkombëtare mbështetëse”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ai duke i uruar juristët për dhënien e provimit të jurisprudencës,  e vlerësoi ditën e ndarjes së certifikatave si një ditë të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të vendit, ndërsa të certifikuarit si partner të rëndësishëm në proceset e rëndësishme dhe të ndjeshme për vendin.

“Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme të reformimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe këtë e bëjmë për njerëzit tanë, e jo për atë që mund të jetë pjesë e analizës së thellë të Raportit të Progresit, që e bëjnë miqtë tanë të cilët e kanë shtrirë dorën e ndihmesës për Kosovën në proceset e mëdha bashkëkohëse të integrimit”, tha Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se njerëzit që janë në sistemin e gjyqësor dhe prokurorial duhet të japin mesazhin e punës, të paanësisë, të profesionalizmit, të devotshmërisë dhe të përcaktimit të thellë shpirtëror për profesionalizëm dhe profesionin që kanë zgjedhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)