23 Prill 2024

Mustafa: Qeveria Haradinaj po e izolon Kosovën

Prishtinë, 31 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në këto 100 ditë pune të tij.

Ai ka thënë se kjo periudhë qeverisëse është karakterizuar më shumë me përshkrime kur zgjohet kryeministri dhe kur shkon në punë sesa me zgjedhjen e problemeve që e mbajnë peng Kosovën, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.

Sipas tij, në këtë qeveri po merren vendime joligjore dhe jokushtetuese. Mustafa ka theksuar se kjo qeveri është duke e izoluar Kosovën.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit, ka thënë se Kuvendi sa më shpejt duhet të marrë vendimin për këtë temë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)