19 Prill 2024

Mustafa: Nuk do të jem pjesë e qeverisë së re

Prishtinë, 21 shkurt - Muhamet Mustafa, nga “Koalicioni për Kosovën e Re”, ka konfirmuar sot se nuk do të mbajë asnjë post në qeverinë e re, të drejtuar nga Hashim Thaçi.

Këtë vendim ai e ka marre pasi konsideron se nuk do të kishte hapësirë veprimi për të implementuar programin e tij ekonomik.

“Ne nuk kemi vënë vija të kuqe për të hyrë në qeveri, por kemi vënë kritere për të pasur hapësirë për të vepruar”, tha Mustafa, në një deklaratë për shtyp.
 
Ai ka thënë se në situatën aktuale, preferon të mbetet deputet në kuadër të grupit të AKR-së.

Mustafa është pjesë e grupit të ekspertëve E15 ku para zgjedhjeve iu bashkua AKR-së, të Behxhet Pacollit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)