25 Prill 2024

Mustafa kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të reja në shtator

Prishtinë, 22 dhjetor - Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme brenda shtatorit të ardhshëm është i domosdoshëm për Republikën e Kosovës, shprehet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai rithekson idenë, se deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja vendi duhet të drejtohet nga një qeveri teknike. Gjatë një interviste për “Kohën Ditore”, Mustafa shprehet se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet shkaktare për të krijuar vakum institucional në vend. Kjo do të thotë se ai do të pranojë në një farë mënyre rezultatin e zgjedhjeve, dhe do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Rezultati i çertifikuar, sipas tij, nuk do të shprehë vullnetin e vërtetë të qytetarëve, pasi vullneti i tyre është manipuluar. Pavarësisht këtyre akuzave, Mustafa thotë se nuk ka mundur të ofrojë fakte për të bindur mekanizmat shtetërorë që të anulojnë votat në qendrat ku janë parë manipulime, në mënyrë që të shkohet në rivotim.

Ai ka theksuar se janë të domosdoshme ndryshime rrënjësore ligjore, duke përfshirë edhe lejimin e kamerave në vendvotime, në mënyrë që të evidentohen të gjitha abuzimet me votat në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së nuk beson se ndonjëra prej AAK-së dhe AKR-së do t`i bashkohet PDK-së së Hashim Thaçit në qeverisje. Isa Mustafa ka folur për partinë e tij, duke theksuar se LDK-ja duhet të mësohet me pozicionin e të qenit në opozitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)