28 Mars 2024

Mustafa i shkruan leter Kuintit për defunksionalizimin e KQZ-së nga Thaçi

Prishtinë, 21 dhjetor - Kryetari LDK-së, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth tendencave të Presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues.

Njëkohësisht, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet,  shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.

Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)