19 Mars 2024

Mustafa bën thirrje për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje

Prishtinë, 19 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, ka bërë thirrje të dielën për zgjedhje demokratike dhe dalje sa më masive të qytetarëve.

“Uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë dhe qytetarët të marrin pjesë sa më masovikisht, sepse ata përcaktojnë fatin e zgjidhjes së shumë probleme të tyre, por edhe fatin e qeverisjes së mirë të komunave dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se sot është një ditë e rëndësishme për të gjitha komunat ku mbahet raundi i dytë i balotazhit.

“Ndaj bindjen se të gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatët më të mirë, në mënyrë që ata të qeverisin me të gjitha çështjet e nivelit lokal dhe që nesër qytetarët të jenë të kënaqur me rezultatin”, ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)