25 Prill 2024

MPBAP e përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi znj. Apostolova me prioritet e tij si ministër dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, përfshirë riorganizimin e ministrisë, buxhetin, forcimin e luftës kundër cdo krimi të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Gjithashtu, ministri Veliu theksoi se MPBAP është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Veliu u zotua se do të punojë maksimalisht që këtë institucion ta bëjë të besueshëm, profesional dhe kredibil për qytetarët e Kosovës, regjionin dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa znj. Nataliya Apostolova, uroi ministrin Veliu për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe Agjendës së Reformës Evropiane.

Poashtu, znj. Apostolova e ka njoftuar ministrin Veliu për një sërë projektesh që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të përfitojë prej tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)