29 Mars 2024

Mos përmbushja e reformave pamundëson Statusin e Kandidatit

Prishtinë, 27 nëntor - Instituti Epik thekson se me rastin e formimit të qeverisë aktuale në shtator të vitit 2017, Qeveria e Kosovës në programin e saj të votuar në Kuvendin e Kosovës, premtoj që deri në fund të vitit 2018 do të aplikoj për statusin e Vendit Kandidat të BE-së.

Për më tepër, më 6 shkurt 2018, Qeveria deklaroj se "Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj."

"Sot, kur jemi afër tre-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së dhe dy-vjetorit të lansimit të Agjendës Evropiane të Reformave, Instituti EPIK vlerëson se institucionet tona kanë dështuar të zbatojnë reformat e parapara në agjendën evropiane të vendit tonë dhe të avancojnë perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës", vlerëson Insituti Epik.

Po ashtu, Epik vlerëson se institucionet tona kanë premtuar afatet jorealiste për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat.

Sa i përket zbatimit të MSA-së, si një detyrim kontraktual me BE-në, zbatueshmëria e saj në vitin 2016 ka qenë 55%, në vitin 2017 ishte 62%, ndërsa deri në qershor të vitit 2018 zbatimi ka rënë në afro 13%.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave, përkundër vonesës prej një viti, institucionet nuk kanë arritur të përmbushin as gjysmën e prioriteteve të dakorduara.

Në këtë kontekst, Instituti EPIK vlerëson se dinamika drejt marrjes së Statusit Kandidat është kryekëput e lidhur me zbatimin e MSA-së dhe reformave kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave.

Ndërsa, sa i përket afateve të premtuara nga Qeveria për marrjen e Statusit Kandidat, duke marr për bazë përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkludojmë se nga momenti i aplikimit deri tek marrja e Statusit Kandidat mesatarisht kërkohen 3 vite kohë.

"Sidoqoftë, duhet nënvizuar që para aplikimit për Statusin Kandidat, Kosova duhet të krijoj një mjedis të favorshëm politik dhe diplomatik brenda vendeve anëtare të BE-së, i cili do të lejon vlerësimin pozitiv të aplikimit për Statusin Kandidat", thekson Epik.

Në fund, Instituti Epik fton të gjitha institucionet që të rrisin angazhimet drejt zbatimit të MSA-së dhe krijimit të një mjedisi pozitiv për të mundësuar avancimin e vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)