24 Prill 2024

Mos dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, dështim i BE-së

Prishtinë, 17 tetor - Është shtyrë për një afat të pacaktuar dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga pjesa veriore e Kosovës, i planifikuar të bëhet sot nga presidenti, Hashim Thaçi.

Zyra e Presidentit të Kosovës njoftoi më anë të një komunikate për media se Presidentit ishte i gatshëm të presë ardhjen dyzet e dy (42) gjyqtarëve dhe katërmbëdhjetë (14) prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, të cilët, pas dekretimit, do të duhej t’i bashkohen sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial të Republikës së Kosovës.

"Sot, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim. Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit të Kosovës.

“Është ky edhe një hap nga hapat e shumtë që Republika e Serbisë ndërmerr kundër qytetarëve tanë, ngase inkuadrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi", theksohet në komunikatë.

“Njëkohësisht, veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë sot për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”, thuhet pos tjerash në komunikatën e Zyrës së presidentit Thaçi.

Për të përcjellë aktin e dekretimit, në Presidencë shkuan edhe Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova dhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)