19 Prill 2024

"Modeli qeverisë Thaçi, larg proceseve integruese në Evropë"

Prishtinë, 8. qershor - Nënkryetari i LDD-së dr. Naser Rugova vlerësoj sot se Qeveria e vendit vazhdon të jetë mjaft pasive dhe pa objektiva të qarta sa i takon procesit shumë të rëndësishëm të integrimit të vendit në mekanizmat e BE-së dhe se me këtë model qeverisës do të jemi larg procese integruese ne Evropë.

Në konferencën për media në selinë e LDD-së, Rugova tha se mungesa e vizionit qeverisës papërgjegjësia,neglizhenca dhe jo profesionalizmi i këtij koalicioni qeverisës po e privon vendin dhe qytetarin e Kosovës që njerëzit, idetë dhe kapitali të qarkullojnë lirshëm. Me këtë logjikë qeverisëse Kosova ka mbetur vendi më i izoluar i Evropës që çdo ditë e më tepër po i zbehet perspektiva.

“Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe në të njëjtën kohë letra e Komisionit Evropian drejtuar Qeverisë së vendit që mos të fillojë me procedimin e pasaportave biometrike është një nga lajmet e këqija dhe dekurajuese për Kosovën dhe qytetarët e sajë. Kjo qeveri edhe në vitin e tretë të qeverisjes nuk ka qenë në gjendje që të bëjë azhurnimin e duhur të regjistrit civil që është parakusht themelor për fillimin e procesit të prodhimit të pasaportave biometrike”, tha Rugova.

Ai vlerësoi se për ligjet e nevojshme,kriteret teknike,marrëveshjet për riatdhesim me të gjitha vendet anëtare të BE-së,menaxhimin e integruar të kufijve as që behët fjalë.

“Deklarimet e disa zyrtarëve qeveritar se jemi afër në procesin e liberalizimit të vizave janë të mjera, janë mashtrime dhe gënjeshtra të kulluara”.

Rugova theksoi se mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit,shkelja e kushtetutës së vendit për çdo ditë, krimi i organizuar dhe korrupsioni, ekonomia informale, keq menaxhimi dhe vjedhja e buxhetit të taksapaguesve të varfër kosovar,rritja e papunësisë dhe shkallës së varfërisë, jo stabiliteti politik dhe social, keqqeverisja dhe zhvatja e pasurive kombëtare të vendit janë emërues i përbashkët i Qeverisë aktuale.

“Me këtë model dhe logjikë qeverisëse nuk ka liberalizim të vizave dhe do jemi edhe për shumë kohë larg BE-së. Këto konstatime të LDD-së që janë edhe brenga të qytetarëve të vendit tonë i vërteton edhe raporti i misionit Eulex lidhur me funksionimin e gjyqësisë, policisë dhe doganave. Konstatimet e këtij misioni se nuk ka koordinim mes prokurorisë së shtetit dhe policisë, si dhe ndikimi direkt i politikës në gjyqësorin na bën me kuptua se kjo qeveri po e fundos vendin, po krijon sistem të ngjashëm me regjimet e disa vendeve amerikano latine ku qeveria, mafia, krimi i organizuar dhe sistemi i drejtësisë dirigjohen nga një qendër e vetme”.

Lidhja Demokratike e Dardanisë inkurajon prokurorinë e shtetit,gjyqësorin dhe mekanizmat relevant të policisë që të qëndrojnë,të respektojnë kushtetutën, ligjin dhe mos të ndikohen nga këta qeveritar të korruptuar të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit, tha nënkryetari i LDD, dr. Naser Rugova .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)