29 Mars 2024

Mitchell të hënën në Prishtinë riafirmon lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA

Prishtinë, 9 mars - Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të takohet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

Ai do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.  

Mitchell pritet te takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe do te takohet me Udhëheqësit e Rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)