20 Prill 2024

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE dërgon 20 vëzhgues në Kosovë

Prishtinë, 22 shtator - Zëvendës Shefi i Misionit, Marian Gabriel, u përshëndet me 20 vëzhgues afatgjatë (LTO), të cilët u nisën nga qendra e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve sot në mëngjes për në zonat e tyre të caktuara nëpër të gjitha komunat e Kosovës. 

“Roli ynë është të zbatojmë të një vëzhgim gjithëpërfshirës të të gjithë procesit zgjedhor në të gjitha pjesët e Kosovës. Përveç ekipit bazë nga tetë ekspertë që janë të vendosur në Prishtinë, 20 vëzhgues afatgjatë do të dërgohen në ekipe me nga dy vetë nëpër Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor në të gjitha 38 komunat,” tha Marian Gabriel, Zëvendës Shefi i Misionit, me rastin e nisjes së vëzhguesve. 

“Në pajtim me metodologjinë standarde të vëzhgimit të BE-së, është me rëndësi të kemi qasje afatgjate, nëpër tërë Kosovën, që na lejon të kemi analizë të plotë dhe gjithëpërfshirëse.”

Vëzhguesit do të takohen me zyrtarë lokal dhe zgjedhor, përfaqësues nga partitë politike, gjyqësorin, shoqërinë civile, organizatat, dhe mediat. Vëzhgimi i tyre do të fokusohet në aktivitetet e fushatës së kandidatëve dhe partive politike, mbulimin në media dhe përgatitjen për votim. 

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, ekipit bazë dhe 20 vëzhguesve afatgjatë do t’u bashkohen edhe 42 vëzhgues afatshkurtër dhe vëzhgues afatshkurtër të rekrutuar lokalisht nga shtetet anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrrën, duke ngritur numrin total në rreth 100. 

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë nga BE filloi më 12 shtator, 2017 për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të planifikuara më 22 tetor, 2017, dhe udhëhiqen nga Shefi i Misionit Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian nga Sllovenia.  
 
Shpejtë pas ditës së zgjedhjeve, Misioni do të lëshojë një deklaratë preliminare me të gjeturat e tyre në një konferencë për media në Prishtinë.

 Raporti final, duke përfshirë rekomandimet për proceset e ardhshme zgjedhore do të prezentohet më vonë, pas finalizimit të tërësishëm të procesit zgjedhor. 

EU EOM dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë operojnë si të pavarur nën mandate specifike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)