28 Mars 2024

Misionet Diplomatike do të hapin librin e ngushëllimeve për Bajram Rexhepin

Prishtinë, 22 gusht - Pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet Misionet Diplomatike në shtet respektive.

Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili e shpalli ditën e martë si ditë zie në Republikën e Kosovës, të gjitha Misionet Diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)