28 Mars 2024

Miratohet Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial për vitet 2021-2023

Prishtinë, 25 shkurt - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 196-të me radhë, përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë dokumentesh nga fushat e përgjegjësive të tij.

Pas aprovimit të procesverbaleve të dy takimeve të mëhershme, shqyrtimi i Raportit për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor-dhjetor 2020, ishte tema e parë e trajtuar në këtë takim, ku anëtarët e KPK-së pas diskutimeve, me disa rekomandime të njëjtin raport e miratuan.

Po në këtë takim u trajtua dhe u miratua Strategjia për Komunikim e sistemit prokurorial për vitet 2021-2023, lidhur me këtë anëtarët e KPK-së thanë se me këtë strategji synohet avancimi i komunikimit në sistemin prokurorial.

Anëtarët e KPK-së gjatë këtij takimi me qëllim të ngritjes së efikasitetit në trajtimin e lëndëve në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të kësaj prokurorie që lëndët e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike të trajtohen nga të gjithë prokuroret e këtij departamenti, e jo vetëm nga disa prokurorë siç ishte caktuar me një vendim të mëhershëm.

Me tej Këshilli ka marrë vendim për shpalljen publike të konkursit për Kryeprokurorë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka themeluar panelin vlerësues dhe komisionin për rishqyrtim lidhur me realizimin e këtij procesi, po ashtu ka bërë shpalljen për transferimin e përhershëm dhe avancimin e prokurorëve, ku edhe ka themeluar Komisionin për transferim dhe avancim të Prokurorëve.

Kryesues i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, Ardian Hajdaraj, ka prezantuar Planin vjetor për vlerësimin e performancës së prokurorëve për vitin 2021, plani i cili u miratua nga anëtarët e KPK-së.

Lidhur me pikën për shqyrtimin e Planit të punës së KPK-së për vitin 2021, u vendos që ky plan të trajtohet në takimin e ardhshëm.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)