19 Prill 2024

Miratohet dizajni, përmbajtja dhe formati i fletëvotimeve

Prishtinë, 3 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ mori disa vendime në kuadër të procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen në këto 4 komuna.

Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)