28 Mars 2024

Miratimi i Strategjisë për privatizimin e PTK-së, KDI dyshon

Prishtinë, 14 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) reagon me shqetësim ndaj zhvillimeve që kanë ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KDI shpreh dyshimin rreth prezencës së mjaftueshme të deputetëve (kuorumi i domosdoshëm) në momentin e votimit të Propozim Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës.

KDI këtë dyshim e bazon, së pari në faktin se në momentin e votimit një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë filluar ta lëshojnë seancën plenare; dhe se dyti, kanë shpreh pakënaqësinë e tyre me mënyrën e vijimit te sesionit te parlamentit, andaj me këtë është bërë e vështirë konstatimi nëse ka pas kuorum të domosdoshëm apo jo në pajtim të plotë me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 51 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

KDI kërkon nga trupat kompetente brenda Kuvendit të Kosovës që ta verifikojnë nëse ky votim është bërë në përputhje me paragrafët 1 dhe 2 të Nenit 51 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, nëse konstatohet e kundërta KDI rekomandon që të kthehet edhe njëherë në rivotim Propozim Strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)