29 Mars 2024

Minstri Hyseni nesër udhëton për Tiranë

Prishtinë, 18 prill -  Ministri i Punëve të jashtme, Skënder Hyseni të hënën udheton në Shqipër për një vizitë dyditore, me ftesë të zv-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta.

Axhenda e takimeve të ministrit Hyseni nis pasditen e së hënës me një takim me z. Meta, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi.

Në ditën e dytë të qëndrimit, ministri Hyseni do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe me Kryeministrin Sali Berisha.
    
Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës, do të jenë dy nga temat kryesore të bisedimeve të kryediplomatit kosovar në vendin tonë.
    
Lobimi i diplomacisë shqiptare për njohjen e pavarësisë së Kosovës është vlerësuar së fundi edhe gjatë vizitës në vendin tonë (7-10 prill), të kryeparlamentarit kosovar, Jakup Krasniqi.
    
Pavarësia e Kosovës është konsideruar si një kusht vendimtar për stabilitetin e rajonit dhe përshpejtimin e procesit evropianizues të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)