29 Mars 2024

Ministrja Tahiri udhëtoi në Gjermani

Prishtinë, 19 nëntor - Ministrja e Administratës Publike, znj. Edita Tahiri udhëtoi në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Berlinit që mbahet më 20 nëntor 2010 në Berlin.

Në këtë Konferencë janë ftuar personalitete të larta nga mbarë Evropa për të diskutuar në temën “ Drejtë një Evrope të qytetarëve”, e organizuar nga iniciativa “A Soul for Europe” ( Një shpirt për Evropën) me seli në Berlin.

Temat në të cilat do të koncentrohen të ftuarit e kësaj Konference kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, rolin e qytetarëve në ndërtimin e Evropës, imazhin e Evropës si dhe format e reja të bashkëpunimit në mes të kulturës, biznesit dhe politikës.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference të ftuar në rolin e panelisteve janë: Komisioneri i Bashkimit Evropian, Androulla Vassiliou si dhe Eurodeputetët: Doris Pack, Hans-Gert Pottering, Doris Pack, Hans-Gert Pottering, Tanja Fajon, Hannes Swoboda, Wim Wenders, Paul Scheffer, Arend Oetker, Stepan Grigoryan, Pier Luigi Sacco, Martin Hirsch, Jo Leinen, Elmar Brok, Tanja Fajon, Sandra Kalniete.

Po ashtu, ministrja Tahiri është e ftuar edhe në pritjen e organizuar nga Ambasadori belg në Berlin, shteti i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian, që organizohet për nderë të kësaj Konference të rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Inciativa “A Soul for Europe” është formuar nga personalitete të larta të Baskimit Evropian dhe kryesohet nga Kryetari i Parlamenit evropian, Jerzy Buzek. Qëllimi i sajë është fuqizimi Evropës së Bashkuar, mbi bashkëpunimin e institucioneve dhe qytetarëve të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)