19 Prill 2024

Ministrja Morton interesohet për situatën në Kosovë

Prishtinë, 11 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Amerikë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Në një takim miqësor ministrja Morton u interesua për situatën në Kosovë, si dhe për mbarëvajtjen e punëve në projektet e Qeverisë Kurti, të cilat ishin përmendur në takimin e përbashkët  muajin e kaluar në Londër.

Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministren me hapat e parë të qeverisë, siç janë fillimi i procesit të vetingut, shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët, hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për këtë vit, si dhe anulimi i disa kontratave të dëmshme ekonomike për vendin tonë.

Në takim u diskutua edhe dialogu me Serbinë, dhe çështja e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, me ç’rast kryeministri e njoftoi ministren Morton për planin e heqjes graduale të tarifës dhe zëvendësimit të saj me masa reciprociteti, si dhe hapja e mundësisë për heqjen e barrierave jotarifore në mes të dy vendeve, hap ky në drejtim të rifillimit të dialogut politik.

Të dy palët u pajtuan se dialogu i hapur dhe konstruktiv është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)