29 Mars 2024

Ministrja Hoxha takon anëtarët e GP për Regjionin e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 6 Tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor, brenda Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në Bruksel (COWEB).

Temë e takimit ishte shkëmbimi i qëndrimeve me përfaqësuesit e shteteve anëtare të COWEB, me ç’rast, Ministrja Hoxha, ka theksuar se procesi i Integrimit evropian është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, duke cekur sfidat e këtij procesi.

 “Ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj, për realizimin e konsensusit tonë nacional, realizimin sa më të shpejt të procesit euro-integrues dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, theksoi Ministrja Hoxha, duke u zotuar se detyrat tona institucionale do t’i realizojmë në afatet më të shpejta të mundshme.

Ministrja u ndal në çështjet e zhvillimit ekonomik brenda prioriteteve të definuara në procesin euro-integrues  si dhe instrumentin financiar të saj, miratimin e Projektit IPA 2016, që dje mori 98 vota në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të arritur të re në këtë proces.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)