29 Mars 2024

Ministrja Hoxha kërkon zbatimin e prioriteteve të agjendës Evropiane

Prishtinë, 11 Maj – Në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja Dhurata Hoxha ka ftuar Kabinetin qeveritar, për zbatimin e prioriteteve të agjendës Evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Hoxha ka kërkuar që deri në fund të muajit maj t’i kryejnë detyrat dhe obligimet që dalin nga prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane.

Edhe Kryeministri Haradinaj u ka bërë thirrje Kabinetit qeveritar që të ketë përkushtim maksimal dhe te secili ministër t’i kryejnë obligimet dhe t’i trajtojnë me seriozitet obligimet që kanë në resorët e tyre.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, së pari ka prezantuar çështjen me fokus në zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane, me aktivitetet prioritare që duhet të përfundohen gjatë muajit maj.

Shumica dërrmuese e këtyre aktiviteteve janë detyrime që dalin nga zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). “Miratimi i strukturës organizative të KIESA-s dhe themelimi i Bordit të saj”, theksoi Ministrja, në kuadër të shtyllës së dytë të ERA-s, kërkon promovimin e investimeve të huaja direkte.

Kompletimi i strukturës koordinuese për Aktin e Biznesit të Vogël, Ky aktivitet ka për synim përmbushjen e prioritetit të katërt, në kuadër të shtyllës së dytë të ERA-s, i cili kërkon mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve”, vuri në dukje Ministrja Hoxha. “Të miratohet në Qeveri Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Luftimin e Ekonomisë Joformale, Të përfundohet vlerësimi i rrezikut për sektorin e OJQ-ve”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se institucioni përgjegjës për zbatimin e këtyre aktiviteteve është Ministria e Financave.

Sigurimi i buxhetit në kuadër të KASh-it 2019-2021 për transferimin e inspektorëve nga niveli komunal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ratifikimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit, Gjetja e lokacionit të përshtatshëm për ndërtimin e objektit për deponimin e mbeturinave të rrezikshme, financuar nga fondet e IPA 2015, janë disa nga çështjet për të cilat ka kërkuar ministrja Hoxha që të finalizohen deri në fund të këtij viti.

Më pastaj, Ministrja Hoxha ka prezantuar për miratim edhe Strategjinë e Komunikimit dhe Informimit në mbështetje të procesit të integrimit Evropian të Kosovës 2018-2021, e cila si çështje kryesore trajton komunikimin e procesit të Integrimit Evropian respektivisht MSA-së, me të cilën synojmë të informojmë dhe të komunikojmë me qytetarët e Kosovës dhe palët tjera të interesit, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare për të gjitha aspektet e procesit të anëtarësimit në BE - duke përfshirë sfidat, përfitimet si dhe detyrimet – posaçërisht për t’u mundësuar qytetarëve që të jenë të informuar dhe të marrin pjesë aktivisht në formësimin e së ardhmes evropiane të Kosovës.

Ministrja ka prezantuar për Miratim në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe mes BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë për vitin 2017, për zbatimin e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar që financohet në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) në mes Kosovës dhe Maqedonisë. “Presim që kjo marrëveshje të hap rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Maqedonisë. Prandaj, ju ftoj që të miratoni nismën në fjalë, ashtu që të vazhdojmë me hapat e tjerë në drejtim të hapjes së mundësive që Kosova të përfitojë nga ana e fondeve të parapara në kuadër të fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar”, theksoi Ministrja Hoxha.

Po ashtu, për miratim Ministrja Hoxha ka paraqitur nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2017, për zbatimin e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar që financohet në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) 2014-2020 në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministrja Hoxha ka paraqitur kërkesën për miratimin në parim të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, me Bashkimin Evropian.
“Më 10 prill 2018, kemi pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, rekomandimin për miratimin në parim të kësaj marrëveshjeje. Hapi i ardhshëm, bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare është miratimi në parim i nismës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Të gjitha propozimet, për miratim, të Ministres Hoxha, janë aprovuar në Kabinetin qeveritar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)