28 Mars 2024

Ministrja Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

Prishtinë, 7 maj - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e uroi ministren për marrjen e detyrës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi Kostilnik me prioritetet e politikës së jashtme, duke vendosur theksin në interesin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet në rrafshe të ndryshme me vendet e BE-së, përfshirë vendet që ende nuk i janë bashkuar grupit të vendeve njohëse të Kosovës.

Ministrja po ashtu foli për hapat që po ndërmerr Kosova drejt përmbushjes së agjendës evropiane dhe nevojës për të pasur shkëmbim përvojash edhe në këtë pikë.

Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe e ardhmja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)