19 Prill 2024

Ministrja Edtstadler ri-konfirmoi përkrahjen për Kosovën në liberalizimin e vizave

Prishtinë, 4 maj - Sot, Ministri në detyrë i Integrimit Evropian Blerim Reka, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren Federale Austriake për BE dhe për Kushtetutën znj.Karoline Edtstadler.

Në këtë bisedëme Ministren e Austrisë, fillimisht, u këmbyen informatat mbi gjendjen e pandemisë COVID-19 në të dy shtetet, ku u konstatua përmirësimi i gjendjes në këto dy vende.

Njëherit, u  bisedua për procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian, sidomos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke i’u falëderuar Austrisë për mbështetjen tradicionale të rrugës evropiane të Kosovës, Ministri Reka i kërkoi Ministres Edtstadler,  që si shtet mik i Kosovës, t’i bindë shtetet e pakta hezituese për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si në prag të Samitit të Zagrebit të BE me vendet e Ballkanit Përendinmor, poashtu edhe gjatë samitit të rregullt të Këshillit Evropian në qershor 2020.

Nga ana e saj, Ministrja Edstadaler ri-konfirmoi përkrahjen austriake për Kosovën në procesin integrues dhe në veçanti për liberalizimin e vizave, sepse siç tha ajo, po shihet qartë përparimi në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministrja Edtstadler tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Ajo theksoi se Programi Qeveritar i Austrisë mbështet tutje përpjekjet për arritjen e liberalizimit të vizave, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)