18 Prill 2024

Ministria e Pushtetit Lokal do të ndihmojë komunën Parteshit

Prishtinë, 30 janar - Sot, ministri i Mininistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, ka vizituar komunën Partesh - Pasjanë, ku është takuar me kryetarin e komunës Dragan Petkovic.

Ministri Todosijevic, me këtë rast ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal, synon që në përputhje me buxhetin e saj të ndihmojë komunën Partesh - Pasjanë si dhe komunave tjera  në Kosovë. 

Pas analizës së detajaur të propozim- projekteve të dorëzuar nga komuna Partesh-Pasjanë, MAPL-ja, do të verifikojë nëse janë të mbushura kushtet për sigurimin e mjeteve për financimin e projekteve, ka cekur ministri Todosijevic.

Kryetari i komunës Partesh – Pasjanë, z. Petkovic, njoftoi ministrin  Todosijevic për problemet më të cilat po ballafaqohet komuna. Petkovic, ka sqaruar se komunës i mungon kuadri pofesional dhe se numri i Departamenteve  në komunë është i vogël në krahasim me komunat tjera.

Komuna Partesh - Pasjanë, po ashtu kërkon përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal  në zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit në territorin e komunës.

Minisri Todosijevic nga kryetari i komunës Petkovic, ka kërkuar që komuna  të jetë e gatshme për qytetarë në baza ditore, dhe  kryetari i komunës t’u kushtoj më tepër kohë qyetarëve në teren.

Njëkohësisht, ministri ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që të përkrahë komunën Partesh – Pasjanë dha me vendosmëri të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.“

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)