23 Prill 2024

Ministria e Diasporës e interesuar për tërheqjen e investimeve nga diaspora

Prishtinë, 3 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  Arian Daci, priti sot zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, z. Osman Shukriu, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj agjencie.

Z.Shukriu theksoi se kjo agjenci, e cila vepron në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, ndihmon për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe te mërgimtarët, si dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen.

Me këtë rast, ai e njoftoi zëvendësministrin Daci për  vizitat e zhvilluara me diasporën në Amerikë, Australi e Kanada, për furnizimin e shkollave shqipe  me libra, për takimet e diasporës prespane, që mbahen çdo vit, qëllimi i të cilave  nuk është vetëm takimi i mërgimtarëve, po edhe shkëmbimi i përvojave të punës, si për sfida, me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë, si pajisja me dokumente identifikimi.

Në anën tjetër, zëvendësministri Daci  përmendi marrëveshjet e bashkëpunimit me Shqipërinë për diasporën, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar, si në arsim, po ashtu edhe në fushën e kulturës, pastaj  foli për furnizimin me libra atje ku ka mungesë të tyre, për rritjen e numrit të mësuesve në shkollat shqipe, si dhe për bashkëpunimin që kanë edhe me ministrin për diasporë në Maqedoni, etj.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e kësaj agjencie se së shpejti i dhe MDIS- i do ta lansojë platformën “online”, përmes së cilës do të mund të merren informata për diasporën, arsim e kulturë.

Sa u përket investimeve strategjike,  zv.Daci tha se prioritet i MDIS-it është tërheqja e investimeve nga diaspora. Në këtë kontekst, ka të interesuar për të investuar në Kosovë, por edhe nga të huajt, sidomos në miniera, tha Daci.

Ky takim miqësor përfundoi me dakordimin që të punojnë të gjithë së bashku për unifikimin e diasporës shqiptare në botë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)